Agron Demi nga shoqëria civile thotë se studimet kanë tregu se eliminimi i të gjitha masave kufizuese është më i dëmshëm për ekonominë se sa vendosja e masave.
Megjithatë ai thekson se me vendosjen e masave bizneseve po u bëhet shumë padrejtësi.
Sipas tij, është e padrejtë me mbyllë gastronominë e me i obligua me i pagu taksat e plota
Postimi i plotë:
Askush nuk po i kundërshton masat kufizuese ndaj Covid. Studimet kanë tregu se eliminimi i të gjitha masave kufizuese është më i dëmshëm për ekonominë se sa vendosja e masave.
Por ama është e padrejtë me mbyllë gastronominë e me i obligu me i pagu taksat e plota.
Është e padrejtë me i kufizu kompanitë e transportit, por regjistrimin me ua rrit së paku 26%.
Është e padrejtë me i emëru nga pesë zëvendësministra në një ministri, e bizneset me u detyru me largu njerëz prej punës.
Është e padrejtë me i nda 22 milionë euro ma shumë për paga në sektorin publik, e me ua vonu deri në tetor ndihmat prej 170 euro për punëtor bizneseve.
Është e padrejtë me buxhetu autostradë 600 milionë euro, e mos me shtu numrin e shtretërve në spitale.
Është e padrejtë me siguru vota për ligjin që ndëshkon ata që shkelin masat, e mos me mujtë qe disa muaj me siguru vota për ligjin që u ndihmon bizneseve e qytetarëve…