Këshilli i Prindërve pas takimit me presidenten: Do të bojkotojmë zëvendësimin e orëve të humbura nga greva

Prishtinë | 03 Sht 2022 | 15:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi, tha se qëndrojnë prapa paralajmërimit se do të bojkotojnë orët e humbura të mësimit pas përfundimit të grevës.

Pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, ai tha se bllokimi i plotë i sistemit arsimor është i papranueshëm dhe se palët, Qeveria dhe SBAShK-u duhet të gjejnë zgjidhje sa më parë.

“Nuk është roli jonë që të gjejmë një zgjidhje mes palëve. Kemi shprehur shqetësimin e prindërve se bllokimi i plotë i sistemit arsimor është i papranueshëm dhe e shkel rëndë të drejtën e fëmijëve për shkollim. Deri tani e kemi dhënë atë deklarim dhe do t’i qëndrojmë prapa”.

Ndërsa, Presidentja Osmani pas takimit deklaroi se mbështetë kërkesat e nxënësve dhe të prindërve.

“Nxënësit duhet të jenë në qendër të interesimit tonë për ta tejkaluar krizën në arsim!”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme