Demi: Suksesi i Qeverisë së re varet nga krijimi i vendeve të reja të punës

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 07:53 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Suksesi i Qeverisë së re do të varet nga krijimi i vendeve të reja të punës, vlerëson Agron Demi nga instituti GAP, në një intervistë për Ekonomia Online.

Ai thotë  se Ligji për Zonat Ekonomike mund të ndikojë në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës nëse hartohet si duhet.

“Një prej problemeve kryesore që janë përmendur para zgjedhjeve të fundit është papunësia, varfëria, izolimi, dhe këto do të jenë temat me të cilën do të vlerësohet edhe qeveria e re, për shkak se dialogu e çështjet tjera janë vlerësuar më pak të rëndësishme andaj suksesi i qeverisë së re do të varet pikërisht sa i përket krijimit të vendeve të reja të punës. Edhe Ligji për zonat ekonomike mundet me qenë një prej faktorëve që ndikon në zhvillim ekonomik edhe në rritjen e vendeve të reja të punës nëse hartohet si duhet dhe punohet koonform normave ligjore kur të vendosen”.

“Edhe Qeveria apo partia më e madhe e cila ka fituar në zgjedhjet e 14 shkurtit ka premtuar që do të ketë subvencione apo krijim të lehtësirave për bizneset e reja qoftë duke krijuar inkubatorë në komuna të ndryshme me qëllim që me ju krijuar lehtësira dhe shpresoj që këto premtime do të realizohen”, tha Demi.

Ai tha që Kosova përballet me një deficit të lartë tregtar, dhe ajo çfarë do duhej të bënte qeveria e re është që të identifikojë ata sektorë prodhues të cilët kanë kapacitet të rrisin prodhimin me qëllim që deficiti tregtar të bie.

“Ne ende përballemi me një deficit të lartë tregtar, në mungesë të prodhimit të brendshëm ne importojmë gjithçka që konsumojmë apo produktet më bazike. Të vetmen pjesë që e kemi pas apo një zhvillim më të mirë ka qenë në sektorin e shërbimeve e cila edhe ajo është prek shumë nga pandemia. Ajo çfarë do duhej ndodhte është që Qeveria e re sidomos të identifikojë ata sektorë prodhues, të cilët kanë kapacitet me rrit prodhimin dhe punësimin me qëllim që të bie deficiti tregtar dhe mjetet që gjenerohen këtu apo që vinë prej diasporës të mbeten brenda vendit dhe të krijohet zhvillim këtu dhe jo të dalin jashtë vendit për shkak të importit”, u shpreh tutje ai.

 Demi flet dhe për dialogun dhe ndikimin e tij edhe në proceset ekonomike, duke theksuar që qeveria në ardhje nuk e ka krijuar një lidhje mes zhvillimit ekonomik dhe dialogut duke pretenduar që zhvillimi ekonomik është më i rëndësishëm se dialogu.

Ai vlerëson që nëse vazhdon kjo kohë pafundësisht e dialogut ndikon edhe tek zhvillimi ekonomik e edhe tek punësimi.

“Edhe pse qeveria në ardhje apo partia fituese nuk e ka krijuar një lidhje në mes zhvillimit ekonomik dhe dialogut duke pretenduar që më e rëndësishme është zhvillimi ekonomik dhe punësimi sesa dialogu. Periudha 10 vjeçare prej fillimit të dialogut për shkak se janë bërë 10 vite ka treguar që nëse vazhdon kjo kohë e dialogut pafundësisht ndikon edhe në zhvillimin ekonomik për shkak se Kosova është duke treguar sinjale tek investitorët potencialë edhe tek vendet tjera se është një vend ende pa një status të definuar dhe krijon nuk është një siguri e madhe për investitorët e huaj andaj këto dyja duhet të lidhen ose t’i jepet fund dialogut sa më shpejtë, me qëllim që t’i krijohet hapësirë zhvillimit ekonomik dhe punësimit sepse nëse vazhdon kjo zvarritje do të ketë ndikim edhe në investimet e huaja e edhe në punësim”, përfundoi Demi.

Të ngjashme