Agron Demi nga GAP, ka thënë se qytetarët e kanë votuar VV-në ngase janë ngopur nga favorizimet partiake e familjare, por që kjo e fundit i ka zhgënjyer ata kur deputetët e saj kanë dhënë vota maksimale për Komisionerin për Informim dhe Privatësi.
“Është tepër zhgënjyese që deputetët e VV orkestrojnë aso vendimmarrje ku për Komisioner për Informim dhe Privatësi pikët maksimale i japin një personi i cili mashtron në CV, person i cili nuk është vlerësuar nga kompania profesionale britanike përgjegjëse për rekrutimet në pozita të larta të shërbimit civil, si dhe grupi i VV nuk ka marr fare për bazë rekomandimet e shoqërisë civile sa i përket komisionit vlerësues dhe mënyrës së vlerësimi të kandidatëve”, ka shkruar ai mes tjerash në facebook.
Postimi i plotë:
VV ka marrë mbi 50% të votave ngase qytetarët janë ngopur edhe nga favorizimet partiake, punësimet familjare, klientelizmi dhe mbyllja e rrugëve për profesionistët.
Andaj, është tepër zhgënjyese që deputetët e VV orkestrojnë aso vendimmarrje ku për Komisioner për Informim dhe Privatësi pikët maksimale i japin një personi i cili mashtron në CV, person i cili nuk është vlerësuar nga kompania profesionale britanike përgjegjëse për rekrutimet në pozita të larta të shërbimit civil, si dhe grupi i VV nuk ka marr fare për bazë rekomandimet e shoqërisë civile sa i përket komisionit vlerësues dhe mënyrës së vlerësimi të kandidatëve.
Nesër do të shihet nëse kjo ka qenë e orkestruar nga partia apo ka qenë një manipulim i deputetëve të VV në Komisionin për Siguri.Në katër vjet mandat, VV ka me emëru me dhjetëra persona në borde e komisione të pavarura.
E mënyra qysh e kanë trajtu zgjedhjen e Komisionerit për Informim dhe Privatësi është qasje më e keqe se e partive në ish koalicionin PLAN. Dje VV i ka ba dëm me votë profesionistëve dhe personave të pavarur që kanë pasur më herët mbështetjen e kompanisë britanike (e cila këtë punë e kryen me ftesë të vetë institucioneve publike) dhe mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile.