Demi: Në 6 mujorin e parë bizneset me 584 milionë euro më pak fitime

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Agron Demi nga Instituti GAP ka kritikuar institucionet e Kosovës për pas publikimit të vendimeve për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

“Institucione që nuk e kanë fare problem me marr vendime dënuese, por nuk munden tani e pesë muaj me aprovu ligje që ndihmojnë bizneset e qytetarët”, tha ai.

Demi tha se vetëm në gjashtë mujorin e parë bizneset kanë deklaru mbi 500 milionë euro më pak fitime.

“Deri në fund të vitit kjo shifër do të kaloj një miliardëshin. E ajo pakoja 1.2 miliardëshe për rimëkëmbje ekonomike nuk është askund”, shtoi ai.

“E edhe në pandemi, kjo qeveri nuk ka hezitu me buxhetu autostradë të re ne vlerë prej 600 milionë eurosh e me aprovu deri në pesë zëvendësministra për një ministri. E për krejt këto paguajnë bizneset, që mbyllen e nuk ndihmohen”, shkrun Demi në profilin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme