Demokracia vdes në errësirë!

Prishtinë | 19 Qer 2023 | 20:19 | Nga Ekonomia Online

“Demokracia vdes në errësirë”, bazuar në moton e “The Washington Post”, është slogani zyrtar i fushatës së gazetarëve dhe mediave në Kosovë për mbrojtjen e punës së tyre dhe lirisë së medias në vend. Krahas këtij sloganit, shënohet edhe #betejaemedias.

Ka nisur fushata e paralajmëruar e gazetarëve dhe mediave në Kosovë në mbrojtje të punës së tyre dhe lirisë së medias në vend, që tashmë ka nisur të cenohet rendë përmes vendimeve arbitrare të pushtetit.

Marrë shkas nga rasti i Klan Kosova, javën që shkoi, gazetarët në Kosovë “protestojnë” përmes sloganit “Demokracia vdes në errësirë! #betejaemedias”.

Nga sot, fushata ka logon e saj, sloganin dhe cakun e qartë: Ta mbrojë median nga pushteti.

Të ngjashme