Të shtunën mbushen 100 ditët e para të Presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, në mesin e një debati intensiv në se ai ka mbajtur ndonjërin prej premtimeve të fushatës.
Tradita e vlerësimit të sukesesit gjatë 100 ditëve të para ka filluar të zbatohet që nga koha kur Franklin Roosevelt u zgjodh president në kulmin e Depresionit të Madh të vitit 1933 dhe vuri në zbatim një seri masash për trajtimin e krizës. 100 ditët e para është po ashtu momenti kur demokratët e opozitës vlerësojnë qëndrimin e tyre ndaj presidentit të ri:
Demokratët i kanë vënë në vështirësi ligjvenësit në takimet me ta kohët e fundit, siç ishte rasti i Senatorit Jeff Flake të Arizonës, lidhur me mbështetjen e tyre për Presidentin Trump.
“Ka disa çështje për të cilat unë jam dakord me Presidentin Trump dhe ka disa të tjera për të cilat unë nuk jam dakord me të,”- thotë senatori Flake.
Demokratët, po ashtu kanë marrë pjesë në protesta lidhur me refuzimin e Presidentit që të bëjë publike taksat e tij. Ata po ashtu janë fokusuar tek zgjedhjet në shtetin e Xhorxhas për një vend në Kongres, që shumë e shohin si një referendum ndaj presidentit Trump.
Ish kandidati për president Bernie Sanders është në mesin e atyre që po përpiqen tëa forcojnë më tej këtë valë gjallërimi të partisë.
“Kjo do të thotë rindërtimi i Partisë Demokrate, duke e bërë atë një parti e cila i ka rrënjët tek baza.”
Por ndërsa demokratët ashpërsojnë kundërshtimin ndaj zotit Trump, presidentit mund t’i duhen votat e tyre në Kongresit, për të shmangur krizën buxhetore.
“Ne duam që qeveria të mos mbyllet. Jeni ju dakort me këtë?”
Intensiteti i ri i në vendosmërinë e demokratëve, mund t’i ndërlikojë shpresat që ka zoti Trump për të bashkëpunuar, thotë analistja Sarah Binder.
“Unë mendoj se demokratët kanë nxjerrë mësim se të bashkëpunosh, me përjashtim të rastit kur vërtetë beson tek një çështje e caktuar, nuk kthehet në përfitime elektorale. Pra, ndaj demokratëve nuk ekziston ndonjë presion politik për të bashkëpunuar, prandaj dhe nuk pres që të shoh shumë bashkëpunim në të ardhmen.”- thotë analistja.
Presidenti Trump gjithashtu përballet me përçarjet e vazhdueshme në mesin e republikanëve për çështje si shërbimi shëndetësor dhe të tjera, thotë analisti William Galston:
“Presidenti zakonisht do një strategji e cila t’i bashkojë miqtë dhe t’i përçajë armiqtë. Deri tani, presidenti Trump ka bërë tërësisht të kundërtën, gjë të cilën ai nuk synonte ta bënte, por në fakt kjo ka ndodhur.”
Por kundërshtimi i hapur i demokratëve ndaj presidentit Trump, po ashtu bart me vete disa rreziqe, thotë profesori Jeremy Mayer.“Të bësh rezistencë gjithë kohën, për gjithshka, ndoshta nuk është strategjia e duhur për Partinë Demokratike në këto kushte. Në këtë vend ekziston një dëshirë e madhe për të bërë diçka, për të bashkëpunuar me partinë tjetër”.
Kundërshtimi intensiv i demokratëve ndaj presidentit Trump, së bashku me pengesat e mëparshme politike të presidentit, duket se janë faktorë unifikues për një parti, e cila vazhdon të jetë në kërkim të identitetit të saj, pas humbjes shkurajuese të Hillary Clinton-it vitin e kaluar.