Ekonomia Online
FUNDIT

Demokratët në SHBA paralajmërojnë rrezik nga FaceApp – kërkojnë hetim nga FBI

Demokratët në SHBA paralajmërojnë rrezik nga FaceApp – kërkojnë hetim nga FBI

Rritja e popullaritetit të FaceApp, një aplikacion i telefonave të mençur që transformon fytyrën e përdoruesve në të moshuar, ka bërë që senatori demokrat Chuck Schumer të kërkojë një hetim federal. Reagimi i tij vjen pas dyshimeve që ky aplikacion i bërë nga një kompani ruse po paraqet rrezik potencial kombëtar dhe privat për miliona […]

Rritja e popullaritetit të FaceApp, një aplikacion i telefonave të mençur që transformon fytyrën e përdoruesve në të moshuar, ka bërë që senatori demokrat Chuck Schumer të kërkojë një hetim federal.

Reagimi i tij vjen pas dyshimeve që ky aplikacion i bërë nga një kompani ruse po paraqet rrezik potencial kombëtar dhe privat për miliona amerikanë, njofton Klan Kosova.

“Do të ishte shumë shqetësuese nëse informatat e ndjeshme personale të qytetarëve të SHBA iu shpërndanë një fuqie të huaj armiqësore, e cila është e angazhuar në sulme kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara”, tha Schumer në një letër drejtuar FBI-së dhe Komisionit Federal të Tregtisë.

“Unë kërkoj që FTC të marrë në konsideratë nëse ekzistojnë masa mbrojtëse adekuate për të parandaluar privatësinë e amerikanëve që përdorin këtë kërkesë, duke përfshirë personelin e qeverisë dhe anëtarët e shërbimit ushtarak, që të mos jenë të komprometuar”.

Edhe pse avokatët e privatësisë ngritën shqetësime për sigurinë, nga ky aplikacion u joshën mijëra persona – përfshirë edhe të famshmit. Deri të mërkurën, FaceApp kishte kryesuar listat e shkarkimit të aplikacioneve në Apple dhe Google.

BIG: Share if you used #FaceApp:

The @FBI & @FTC must look into the national security & privacy risks now

Because millions of Americans have used it

It’s owned by a Russia-based company

And users are required to provide full, irrevocable access to their personal photos & data pic.twitter.com/cejLLwBQcr

— Chuck Schumer (@SenSchumer) July 18, 2019

Të ngjashme