Demokrati Seth Moulton bëhet pjesë e garës për president të ShBA-së

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Seth Moulton, veteran i luftës në Irak dhe kongresist i Partisë Demokratike në Massachusetts, është bërë pjesë e garës për t’u zgjedhur kandidat i partisë së tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA, duke e rritur edhe më shumë numrin edhe ashtu të madh të politikanëve që po e synojnë këtë sukses.

Ai nuk është në mesin e kandidatëve favoritë sepse nuk është shumë i njohur në nivel kombëtar dhe ka më pak përvojë politike në krahasim me kandidatët tjerë, të cilët i kanë kaluar shumë vjet në Senat. Sidoqoftë, demokrati 40-vjeçar e ka ndërtuar karrierën politike duke e sfiduar udhëheqësinë e partisë së tij.

“Dekadat e ndarjes dhe korrupsionit e kanë dëmtuar demokracinë tonë dhe ua kanë rrëmbyer zërin amerikanëve. Përderisa vendi ynë po marshon përpara, Uashingtoni është ankoruar në të kaluarën”, tha Moulton gjatë njoftimit për pjesëmarrje në garën presidenciale.

Ai ishte bërë për herë të parë pjesë e Kongresit në vitin 2014 pasi e kishte fituar sfidën kundër John Tierneyt, i cili e kishte mbajtur këtë pozitë për 18 vjet.

Pasi demokratët e morën kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve më 2018, ai e udhëhoqi një përpjekje të pasuksesshme për ta larguar Nancy Pelosin nga pozita e udhëheqëses së këtij institucioni të rëndësishëm, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme