Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka thënë se gratë do të duhej të bëheshin automatikisht pronare të pasurisë pa pasur nevojë për përballje.
Ajo në Raport të KTV-së e ka quajtur moment të vështirë përballjen e një gruaje me familjarët e saj për pasuri.
“Është momenti kur palët shkojnë së bashku në një vend të caktuar dhe ju kërkohet ta ndajnë trashëgiminë. Në fakt do të duhej që gratë në mënyrë automatike të bëhen pronare të trashëgimisë nëse nuk ka pasur testament dhe jo të ballafaqohen”, ka thënë ajo. “Nuk ka moment më të vështirë se të jesh përballë nënës tënde dhe që favor ka vëllezërit tu dhe t’i të thuash se nuk heq dorë nga kjo pasuri, sepse ti do të dalësh nga ajo seancë dhe do të shkosh në atë shtëpi ndonjëherë”.