Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli, priti sot ambasadorin jo-rezident të Kanadasë në Kosovë, Daniel Maksymiuk, të cilin Demolli e falënderoi për përkrahjen që Kanadaja dhe Ministria e saj e Mbrojtjes po japin për MSK-në.
Ministri Demolli dhe ambasadori Maksymiuk biseduan edhe për marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kanadasë, me theks të veçantë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy ministrive të Mbrojtjes.
Ministri Demolli, me këtë rast, e njoftoi ambasadorin me zhvillimet e përgjithshme në FSK dhe me zhvillimet rreth projektligjit për FSK-në.
Gjithashtu ministri Demolli dhe ambasadori Maksymiuk biseduan edhe për mundësitë e bashkëpunimit jo vetëm ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Kanadasë, por edhe në fusha tjera përkatëse në nivel vendi.
Nga ana e tij, ambasadori Daniel Maksymiuk premtoi se do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë edhe në fusha tjera, dhe në këtë kontekst edhe në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Kanadasë.