Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka thënë se kjo forcë është e gatshme për t’u shndërruar në ushtri dhe ka kryer të gjitha proceset që i takojnë përfshirë draftligjin i cili është dërguar Qeverisë si dhe përgatitjet tjera ushtarake.
Sipas Demollit, ky ligji mbetet peng i procesit politik, derisa përmendi qëndrimin e Listës Serbe për mosgatishmërinë për të votuar rreth transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë vizitës që i bëri kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë ku edhe po shënohet “Dita e Forcës”. (KlanKosova)