Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka pritur sot në takim zyrtar ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.
Ministri Demolli ka falënderuar ambasadorin Markusz për mbështetjen dhe përkrahjen që Hungaria ka ofruar për FSK-në, duke potencuar edhe rolin e ambasadorit Markusz në realizimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë në fushën e sigurisë, raporton ekonomiaonline.
Demolli gjithashtu ka potencuar bashkëpunimin në mes dy shteteve dhe dy ministrive përkatëse, duke e vlerësuar si të rëndësishëm angazhimin dhe rolin e Hungarisë në mbështetje të agjendës Evropiane.
Nga ana tjetër ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Laszlo Markusz, falënderoi ministrin Demolli për pritjen dhe vlerësoi bashkëpunimin e ndërsjellë, duke u shprehur i kënaqur për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Hungaris.
Ministri Demolli dhe ambasadori hungarez Markusz gjithashtu biseduan edhe për klimën e përgjithshme politike dhe të sigurisë në dy vendet tona, si dhe për klimën politike në rajon dhe më gjerë.