Në kështjellën e qytezës Trakoshqan të Kroacisë është duke u mbajtur takimi i Ministrave të Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut A5 –SHBA.
Në këtë takim po merr pjesë edhe ministri i FSK-së Haki Demolli.
Synimi i takimit ishte që të avancohet bashkëpunimi rajonal me fokus në zhvillimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të A-5 gjatë drejtimit të saj nga ana e Kroacisë për vitin 2016.
Ministri Demolli në fjalën e tij shprehu edhe njëherë aspiratën e Republikës së Kosovës për integrime rajonal dhe në NATO, gjithashtu ai kërkoi nga të gjithë anëtarët e A-5 për mbështetje në anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut A-5 SHBA.
Gjatë kësaj Konference Ministri Demolli pati takime bilaterale me përfaqësuesin e SHBA-ve Dr. Michael Carpenter. Në takim u vlerësua lartë bashkëpunimi i ngushtë në të gjitha sferat me SHBA-të, e në veçanti në fushën e ndihmës për zhvillimin e FSK-së por edhe për procesin e transformimit të FSK-së në FAK.