Dëmtohen banerat për Thaçin e Veselin, të vendosura në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 23:01 | Nga Ekonomia Online

Dy ditë më parë ishin vendosur banera dhe billborde në qytete dhe rrugë të Kosovës, në përkrahje të çlirimtarëve të cilët u arrestuan nga Gjykata Speciale në Hagë.

Banerë me fotografinë e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, ku ata quheshin si “Heronjë luftës dhe paqes” ishin vendosur në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, më saktësisht në hyrje të fshatit Milloshevë.

Mirëpo, sot ata banerë janë shqyer dhe dëmtuar tërësisht, shkruan “Jepi zë”.

Ky veprim ka ngjalluar reagimjn e qytetarëve, sidmos anëtarëve të subjektit politik të PDK-së, duke e quajtur si akt të papranueshëm dhe si i tillë duhet të dënohet, sepse nxisin urretje dhe nuk i kontribojnë askujt.

Të ngjashme