Policia e Kosovës ka njoftuar se disa varreza në Rahovec janë dëmtuar. Sipas njoftimit, në Polici ishte raportuar se persona të panjohur kanë thyer pesë kryqe të cilat ishin nga druri. Bëhet e ditur se pas raportimit të rastit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa rasti vazhdon të hetohet. “Me 18.12.2023 […]
Dëmtohen varrezat në Rahovec, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa varreza në Rahovec janë dëmtuar.
Sipas njoftimit, në Polici ishte raportuar se persona të panjohur kanë thyer pesë kryqe të cilat ishin nga druri.
Bëhet e ditur se pas raportimit të rastit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa rasti vazhdon të hetohet.
“Me 18.12.2023 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga person-a të panjohur janë dëmtuar-thyer pesë kryqe të cilat ishin nga druri. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.











