Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka dëmtuar dhe humbur qëllimisht byzylykun elektronik, që i ishte vendosur me urdhër të gjykatës.
Sipas policisë rasti ka ndodhur më 25 qershor 2026, rreth orës 15:00. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka asgjësuar ose dëmtuar pajisjen elektronike të mbikëqyrjes që e mbante në bazë të një vendimi gjyqësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 25.06.2026 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që qëllimisht kishte dëmtuar dhe humbur byzylykun elektronik të vendosur me urdhër të Gjykatës.. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.