Dënimi me 18 vjet burg: Kthehet në rigjykim rasti i Endrit Nikës

Prishtinë | 31 Gus 2026 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Të martën nga ora 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të nisë rigjykimi në rastin e Endrit Nikës.

Të njëjtin, Gjykata Themelore e kishte dënuar me 18 vjet burg për veprën penale “vrasje e rëndë” ndaj partneres së tij, Maria Clara Urdangaray.

Avokati i Nikës, Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ankesa e tij ishte aprovuar nga Gjykata e Apelit.

Në fund të gushti të vitit të kaluar, “MAT” në Klan Kosova kishte realizuar një emision hulumtues, ku ndër të tjera, për herë të parë u paraqitën për publikun pamjet e kamerave nga vendi i ngjarjes dhe shume detaje të tjera rreth rastit.

Sipas dokumentarit, Maria Clara Urdangaray vdiq rreth orës 04:27 të mëngjesit të 1 gushtit të vitit 2023, rreth tre orë pasi kishte rënë nga dritarja e katit të gjashtë në hotelin “Sonoma” në Fushë Kosovë, aty ku po qëndronte me të dashurin e saj, Endrit Nikën.

Sipas akuzës, gjatë goditjeve dhe shtyrjeve, e dëmtuara u dërgua në qoshe të dhomës, nga ku më nuk kishte ku të largohej, derisa korniza e dritares u shkëput dhe ajo u hodh jashtë.

Vetë Nika e kishte mohuar ta ketë prekur me dorë, duke ofruar një version tjetër për ngjarjen. Ekspertiza e kornizës së dritares u krye vetëm pas një viti e gjysmë, në një kohë kur pronari i hotelit kishte vendosur tashmë një kornizë të re me tre shtresa xhami, duke ndryshuar strukturën fillestare.

Të ngjashme