Dënohet me 13 vjet burg i akuzuari për vrasje në vitin 2016

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 11:29 | Nga

Gjykata Themelore e Pejës, Departamenti për Krime te Renda ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarit me iniciale Sh.K. nga fshati Lëbushë, Komuna Deçanit dhe e ka shpallur fajtor për veprën penale vrasje nga neni 178 të KPRK-së, duke i ka shqiptuar dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej trembëdhjete (13) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 18.04.2016 e tutje.

I akuzuari është shpall fajtor sepse me datë 18.04.2016 rreth orës 02:04, në sheshin “Mentor Tolaj” në Deçan, ne cilësi të personit zyrtar, gjer sa ishte ne detyrën zyrtare rreshter policor në Stacionin e Policisë ne Deçan, ka privuar nga jeta tani të ndjerin I. L. nga fshati Strellc i Ulët, Komuna Deçan.

Gjykata ne rastin e marrjes se vendimit ka bere rikualifikimin e veprës penale nga vrasja e rëndë nga neni 179 par.1 pika 1.8 te KPRK-së ne veprën penale te vrasjes nga neni 178 te KPRK-së.
Palët kundër këtij Aktgjykimi kanë të drejtën e ankese në Gjykatën e Apelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme