Dënohet 28 vjeçari: E vrau nënën e tij dhe e hëngri bashkë me qenin

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Një spanjoll është dënuar me 15 vjet burg pasi vrau nënën e tij dhe hëngri trupin.

Alberto Sánchez Gómez, 28 vjeç, u arrestua në vitin 2019 pasi policia gjeti pjesë të trupit rreth shtëpisë së nënës së tij, në disa kontejnerë plastikë.

Gjykata hodhi poshtë argumentet e Sánchez se ai ishte duke përjetuar një episod psikotik në kohën e vrasjes.

Ai tani do të shërbejë 15 vjet për vrasje dhe pesë muaj të tjerë për përdhosjen e një kufome.

Gjatë gjykimit, gjykata tha se Sánchez, atëherë 26 vjeç, kishte mbytur nënën e tij gjatë një mosmarrëveshjeje.

Ai pastaj copëtoi dhe hëngri pjesë të trupit të saj gjatë dy javëve në vijim, duke i ushqyer edhe qentë e tij.

Të ngjashme