Ekonomia Online
FUNDIT

Dënohet me 102 vite burgim për keqtrajtim seksual të dy djemve të rinj

Dënohet me 102 vite burgim për keqtrajtim seksual të dy djemve të rinj

Një nënë nga Nebraska, SHBA – është dënuar me 102 vite burgim për keqtrajtim seksual të dy djemve të rinj, që ishin miq të bijës së saj – kur dyshja kaluan një natë në shtëpinë e tyre. Christina Greer, 38-vjeçe, në mars u shpall fajtore mbi tri pika të aktakuzës për sulm seksual – keqtrajtim […]

Një nënë nga Nebraska, SHBA – është dënuar me 102 vite burgim për keqtrajtim seksual të dy djemve të rinj, që ishin miq të bijës së saj – kur dyshja kaluan një natë në shtëpinë e tyre.

Christina Greer, 38-vjeçe, në mars u shpall fajtore mbi tri pika të aktakuzës për sulm seksual – keqtrajtim të rinjve, të moshës 12 dhe 13-vjeç, transmeton Telegrafi.

E ky dënim është konfirmuar të hënën, ku u konstatua që Grir djemve u kishte dhënë alkool dhe bonbone me marihuanë kur gjatë një vikendi qëndruan të bija e saj.

Gjithashtu u kishte kërkuar që të shlyejnë çdo dëshmi nga telefoni duke ua ndaluar që t’i tregojnë dikujt se çfarë kishte ndodhur.

Hetuesit në telefonit e njërit prej djemve kanë gjetur fotografi eksplicite të akuzuarës – që iu paraqitën gjykatës.

Të ngjashme