Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 18 vjet burgim ta pandehurën M.P, për veprën penale “vrasje e rëndë”.
Sipas Gjykatës, e pandehura akuzohet se më 31.08.2018, në Ferizaj, me dashje dhe në mënyrë dinake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.K., në atë mënyrë që duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e tij, meqenëse të njëjtit janë njohur dhe kanë qenë në lidhje dashurie më parë, ashtu që e pandehura me përgatitje paraprake, fillimisht vihet në kontakt me të ndjerin përmes telefonit, pastaj kërkon që të takohen, duke mos i dhënë ndonjë arsye konkrete, ndërsa ditën kritike në kohën dhe vendin e njëjtë e lë takimin me të, më pas me veturën e tij, futen në një rrugë qorre dhe derisa gjenden brenda veturës, e qëllon dy herë me armë zjarri, një herë në shuplakë të dorës së djathtë dhe një herë në nofullën e djathtë, duke i shkaktuar kështu plagë vdekjeprurëse, ndërsa menjëherë pas kryerjes së veprës penale e njëjta largohet nga vendi i ngjarjes dhe arratiset për në shtetin e Gjermanisë, me ç’rast pas vërtetimit të vendndodhjes së saj, e njëjta arrestohet nga autoritetet gjermane dhe më 18.12.2019 ekstradohet në Republikën e Kosovës.
“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt”, thuhet në komunikatën e gjykatës.
Ferizaj, 25 shkurt 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurës M.P. shtetase e Republikës së Kosovës, e akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës de veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.
Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurën M.P. për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të KPRK-së, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatëmbëdhjetë (17) vjet, për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, ndërsa konform nenit 80 të KPRK-së, gjykata të akuzuarën e gjykon me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej tetëmbëdhjetë (18) vjet.
E pandehura akuzohet se më 31.08.2018, në Ferizaj, me dashje dhe në mënyrë dinake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.K., në atë mënyrë që duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e tij, meqenëse të njëjtit janë njohur dhe kanë qenë në lidhje dashurie më parë, ashtu që e pandehura me përgatitje paraprake, fillimisht vihet në kontakt me të ndjerin përmes telefonit, pastaj kërkon që të takohen, duke mos i dhënë ndonjë arsye konkrete, ndërsa ditën kritike në kohën dhe vendin e njëjtë e lë takimin me të, më pas me veturën e tij, futen në një rrugë qorre dhe derisa gjenden brenda veturës, e qëllon dy herë me armë zjarri, një herë në shuplakë të dorës së djathtë dhe një herë në nofullën e djathtë, duke i shkaktuar kështu plagë vdekjeprurëse, ndërsa menjëherë pas kryerjes së veprës penale e njëjta largohet nga vendi i ngjarjes dhe arratiset për në shtetin e Gjermanisë, me ç’rast pas vërtetimit të vendndodhjes së saj, e njëjta arrestohet nga autoritetet gjermane dhe më 18.12.2019 ekstradohet në Republikën e Kosovës.