Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për të akuzuarin për krime lufte, Nenad Arsiq.
Nenad Arsiq është dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Ai akuzohet se më 21 maj 1999, në bashkëkryerje me personat e tjerë të forcave policore serbe, të paidentifikuar deri më tani, kishte marrë pjesë në aksionin kundër popullatës civile shqiptare, ku në familjen Shala në Prishtinë, anëtarët e saj i kishte rrahur dhe trajtuar në mënyrë çnjerëzore, si dhe kishte marr pjesë në shkatërrimin masiv të pasurisë, e ku kishin përvetësuar naftë, vetura dhe 200 mijë marka gjermane të fshehura nga kjo familje.