Dënohet me burgim të përjetshëm personi i cili vrau një grua të moshuar hebreje

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Një burrë që kishte vrarë një grua të moshuar hebreje në banesën e saj në Paris është dënuar me burgim të përjetshëm.

Yacine Mihoub, 32 vjeçar u dënua për therjen me thikë 11 herë të 85-vjeçares Mireille Knoll, të cilës më pas ia djegi trupin, ngjarja ndodhi në mars të vitit 2018.

Vrasja e saj shkaktoi protesta të mëdha mbi antisemitizmin në Francë, shkruan BBC.

Knoll kishte shpëtuar për pak nga një grumbullimi i hebrenjve që bëhej nga nazistët për t’u dërguar në kampet e vdekjes gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo vuante nga sëmundja e Parkinsonit.

Një bashkëpunëtor për vrasjen, Alex Carrimbacus,  u dënua me 15 vjet burg për grabitje të motivuar nga antisemitizmi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme