Dënohet me një vit burgim efektiv për vjedhje të rëndë

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  F.B. nga  Prizreni  për shkak se  ka kryer  veprën penale vjedhje e rëndë.

Të akuzuarin me iniciale F.B , gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënim me gjobë në shumën prej treqindë (300) euro si dhe  dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje  prej  një viti.

Sepse ndërmjet datës 23-24.10.2015, në Prizren, në lokalin “Santos Joni”,pronë e të dëmtuarit me iniciale F.B. i akuzuari me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, depërton në hapësirat e mbyllura të lokalit, duke dëmtuar derën hyrëse, prej nga kishte marr para të imta në vlerë prej gjashtëdhjetë (60) euro, me çka të dëmtuarit i shkakton dëme të konsiderueshme materiale.

Të ngjashme