Një azilkërkues sirian në Suedi u dënua të hënën me 12 vjet burgim, pasi planifikoi sulme në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë.
Gjykata e Qytetit e Kopenhagës tha se Moyed Al Zoebi, 32 vjeç, veproi në emër të grupit militant Shteti Islamik.
Gjykata e shpalli fajtor muajin e kaluar, për komplot për të shpërthyer një ose më shumë bomba në Kopenhagë dhe për të therur njerëz me thikë.
Gjatë gjykimit, Al Zoebi mohoi çdo keqbërje.
Ai ka pasur një bashkëpunëtor, Dieab Khadigah, i cili është dënuar në Gjermani, në korrik të vitit 2017, me gjashtë vjet e gjysmë burgim.
Pas një bisede në internet, ata do të takoheshin në Kopenhagë më 16 nëntor, 2016, për të kryer sulme.
Megjithatë, Khadigah është arrestuar në Gjermani, gjatë përpjekjeve për të hyrë në Danimarkë, ndërsa Al Zoebi është arrestuar nga policia daneze në dhjetor të 2017-ës.
Gjykata po ashtu vendosi që Al Zoebi të dëbohet nga Danimarka posa ta kryejë dënimin.