Depay dëshiron të largohet nga Barcelona në janar

Prishtinë | 13 Nën 2022 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Memphis Depay raportohet se po dëshiron të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.

Holandezi ishte i lidhur me një largim edhe në verë, por afati kalimtar u mbyll dhe ai mbeti në “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Depay tani ka informuar klubin se nuk do ta zgjasë kontratën e tij, sipas “Mundo Deportivo”.

Kontrata e 28-vjeçarit me Barçën skadon më 30 qershor 2023.

Kësisoj, ish-sulmuesi i Lyonit mund të largohet në janar, pasi edhe klubi synon të përfitojë financiarisht nga largimi i tij.

Pavarësisht se është paraqitur vetëm në dy ndeshje këtë sezon në La Liga, Memphis Depay u ftua nga “Tulipanët” për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Të ngjashme