Deputetë të opozitës thërrasin seancë të jashtëzakonshme në Kuvend për tekstet shkollore

Prishtinë | 01 Sht 2023 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e opozitës kanë thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit më 04 shtator, për “dështimet e Qeverisë” për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherazi edhe anëtare e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Eliza Hoxha e ka publikuar kërkesën, teksa ka thënë se Kuvendi duhet ta ndërpres pushimin e “t’i kthehet punës”.

“Ky vit i ri shkollor, po fillon i shoqëruar me njërin prej skandaleve më të mëdha të kësaj qeverie: Dështimin për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.Shkollat janë të papërgatitura, nxënësit nuk kanë tekste shkollore e materiale mësimore, ndërsa familjet e prindrit janë të braktisur. Mbi 200 mijë nxënësve nuk do t’iu ofrohen në shkolla tekstet falas, ashtu siç e përcakton ligji dhe ashtu siç ka ndodhur për më shumë së një dekadë” ka shkruar Hoxha.
Në kushtet e paaftësisë dhe mosveprimit të qeverisë, Kuvendi duhet të ndërpres pushimin dhe ti kthehet punës, e të diskutoj mbi përgjegjësinë e qeverisë për këtë dështim të pashembullt në përmbushjen e mandatit kushtetues e ligjor të saj.

Të ngjashme