Deputetët britanikë do të vensosin përmes votës nëse do të bllokojnë Britaninë e Madhe nga largimi nga BE-ja pa një marrëveshje më 29 mars.
Kjo pasi dje përsëri e refuzuan marrëveshjen për tërhesje të Kryeministres, Theresa May.
Marrëveshja mori 149 vota kundër mbrëmjen e së martës në parlamentin britanik.
Qeveria do të publikojë udhëzime për bizneset për tarifat dhe propozimet për kufirin irlandez në rast të daljes pa marrëveshje të mërkurën në mëngjes.
BE-ja tha se planet për daljen pa marrëveshje “janë më të rëndësishme se kurrë më parë”.