May fshehurazi bisedoi me kabinetin për referendumin e dytë

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, fshehurazi ka biseduar me kabinetin e saj në lidhje me disa çështje të referendumit të dytë për Brexitin.

Ky takim i fshehtë i saj u mbajt pak para se të vazhdonin bisedimet për planin e Brexitit me partinë laburiste.

Burime të gazetës “Daily Telegraph” kanë thënë se May kishte tri opsione hipotetike të referendumit të dytë: “Brexit me marrëveshje”, “Brexit pa marrëveshje” dhe “Jo Brexit”.

Marrëveshja e Mayt për Brexitin është refuzuar tri herë nga parlamenti britanik dhe rezultoi me shtyrje të afatit deri më 31 tetor. Për të gjetur një marrëveshje të kalueshme në parlament, gjatë javëve të fundit, May me konservatorët e saj ka mbajtur takime të vazhdueshme me laburistët e Jeremy Corbynit.

Të enjten, May e konfirmoi se është duke diskutuar me Laburistët për Brexitin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme