May për herë të fundit shkëmben akuza me kundërshtarin e saj

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Theresa May, në ditën e saj të fundit si kryeministre e Britanisë së Madhe, ka mbajtur një fjalim para deputetëve të parlamentit.

Ngjashëm si herëve të tjera, ajo ka shkëmbyer akuza me liderin opozitar, laburistin Jeremy Corbyn, të cilin e falënderoi për shërbimin ndaj shtetit, por e kritikoi për ekonominë e dobët dhe problemin e Brexit-it.

Madje, e pyeti nëse do të donte t’i bashkohej në opozitë për të kundërshtuar planet e dobëta të pasardhësit të saj, Boris Johnson.

“Politika nuk ka të bëjë me kritikat nga kjo foltore te tjetra, as te fjalimet e mira ose te titujt në gazeta. Ka të bëjë me dallimin që e bëjmë çdo ditë për njerëzit e këtij shteti”, iu përgjigj May opozitarit Corbyn. Ajo, krejt në fund të këtij shkëmbimi, e pati edhe një porosi për kundërshtarin e saj: “Si lidere e një partie, pranova se kur është koha të jap dorëheqje, ndoshta është koha edhe për të që ta bëjë të njëjtën gjë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme