May rrit pagat e zyrtarëve përpara largimit të saj

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Qeveria britanike njoftoi sot një masë për rritjen e pagave të një milion zyrtarëve, gjesti i fundit në favor të tyre nga ana e Theresa May dhe ministrit të saj të Financave, pak para largimit.

”Mësuesit, ushtarët, mjekët dhe policët do të kenë një rritje page këtë vit më të shpejtë se inflacioni, i cili aktualisht po rritet me ritmin e 2% në vit”, njoftoi Thesari britanik në një komunikatë.

Rritjet do të ndryshojnë sipas profesioneve.

Një mësues mesatarisht do të ketë një rritje prej 2,75% ose 1 000 stërlina në vit, një drejtues i ushtrisë do të fitojë 2,9% më shumë ose 995 stërlina shtesë në vit.

Policët do të fitojnë 2,5% deri në 978 stërlina më shumë në nivel vjetor dhe mjekët 1 500 stërlina më shumë mesatarisht në vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme