Deputetët e AAK-së e mbështesin protestën për tërheqjen e 30% të Trustit: Është kërkesë që qytetarëve duhet t’u plotësohet

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Këtë protestë e kanë mbështetur edhe deputetët nga radhët e AAK-së. Me pankarta në duar “Voto për Trustin”, kanë bërë thirrje që në Kuvend të votohet pro tërheqjes së 30 përqindëshit nga Trusti Pensional.

Në një postim në profilin zyrtar të grupit parlamentar të AAK-së thuhet se kërkesa për tërheqje të kursimeve të Trustit është e drejtë që qytetarëve duhet t’i plotësohet.

“Për këtë të drejtë, përpjeket tona nuk do t’i ndalim”, thuhet në njoftim.

Reagimi i plotë:

Si deputetë të Grupit Parlamentar të AAK-së, sot iu bashkuam protestës paqësore ‘Pro Tërheqjës së Trustit’. Protestuesit kishin kërkesa të thjeshta dhe shumë të qarta, “Duam paratë tona”. Besojmë se Ligji do ta merr votën e deputetëve të Kuvendit.

Kërkesa për tërheqje të kursimeve të Trustit është e drejtë që qytetarëve duhet t’i plotësohet. Në mungesë të ndihmës nga shteti, përvetësimi i këtyre mjeteve është i domosdoshëm në mënyrë që atyre t’i lehtësohet sadopak jetesa.

Për këtë të drejtë, përpjeket tona nuk do t’i ndalim.

Të ngjashme