Deputetët e AAK-së presin në takim diplomatë shqiptarë të karrierës: Komunikimi me ta i mirëseardhur dhe i domosdoshëm

Prishtinë | 16 Dhj 2022 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Grupi Parlamentar i AAK-së ka pritur sot në takim një përfaqësi të Bordit Drejtues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë si dhe përfaqësim të diplomatëve shqiptarë të karrierës.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, GP i AAK-së ka thënë se lidhja dhe komunikimi me diplomatë të karrierës është i mirë se ardhur dhe shumë i domosdoshëm.
“Duke vlerësuar kontributin, përvojën e gjatë dhe lidhjet e komunikimet e diplomatëve të karrierës, është i mirëseardhur dhe kuptimplotë përkushtimi për kontribut kombëtar. Në veçanti, ky angazhim, në këto momente kur po kalojmë si shtete e komb, është tejet domethënës”, thuhet në njoftimin e GP të AAK-së.
Njoftimi i plotë:

Deputetët e Grupit Parlamentar pritën në takim një perfaqësi të Bordit Drejtues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, si perfaqësim i diplomatëve shqiptarë të karrierës.

Duke vlerësuar kontributin, përvojën e gjatë dhe lidhjet e komunikimet e diplomatëve të karrierës, është i mirëseardhur dhe kuptimplotë përkushtimi për kontribut kombëtar. Në veçanti, ky angazhim, në këto momente kur po kalojmë si shtete e komb, është tejet domethënës.

Ky vullnet dhe këto kredenciale, për akterët shtetërorë duhet të shërbejnë si platformë e udhërrëfyes karshi partneriteteve ndërkombëtarë dhe diplomacisë.

Të ngjashme