Deputetët e LDK-së dhe VV-së lëshojnë sallën e Kuvendit

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 11:39 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e LDK-së dhe VV-së kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës duke kundërshtuar debatin për Projektligjin dhe Platformën për dialogun, raporton Ekonomia Online.

Glauk Konjufca, deputet i VV-sw ka thënë se kjo seancë nuk duhej të thirrej nga kryeministri pasi ai është tërhequr nga dialogu.

“Është më e ndërlikuar se kaq që po flasim. Kryeministri as që është dashtë me thirr këtë seancë sepse është tërheqë prej dialogut me Serbinë. Ndoshta këtë mbledhje është dashtë me thirr Fatmir Limaj, por jo kryeministri”.

“Është tërheqë por më 13 dhjetor e ka prezantuar se si do dukej marrëveshja me Serbinë. Ajo është më e rëndësishme se dialogu sepse është vizioni i kryeministrit. Kryeministri ende nuk ka dalë në publik me na tregu a është tërheqë prej atij dokumenti sepse nëse nuk është tërheqë unë mendoj se çështja merr krejt drejtim tjetër”.

“Jam duke fol për delegacion jo për platformë. Këta asnjë kompetencë nuk e kanë dhe paradoksi tjetër është se nëse miratohet platforma, qysh mundeni me miratuar platformë të një delegacioni që nuk e ka asnjë kompetencë”.

“Delegacioni i merr kompetencat sipas ligjit, ligji nuk është ende. Në republikë të Kosovës është krijuar një trup pa bë ligj. Njëherë është dashtë të themelohet ligji e pastaj të formohet grupi”.

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga deputetët që të debatojnë, pasi siç tha ai kompetencën tash e ka Kuvendi.  

“Marrëveshja është hartuar në kohë kur Parlamenti nuk ka marrë ende veprimet e veta. Marrëveshja është punë e Qeverisë mirëpo pas një kohe kompetencat për dialogun i ka marrë Kuvendi”.

“Tani i bie që unë i nënshtrohem vendimeve të parlamentit dhe e kemi kthyer temën tek ju. Prandaj mendoj se diskutimet e juaja sot nuk mendoj se janë humbje kohe dhe meqë kaluam në debat jepni mendimet e juaja”.

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se LDK-ja është e interesuar për debat, por vetëm për zgjedhje.

“Shmangia është për pesë ditë. Këta nuk po duna me votuar, por me e shty diskutimin. LDK në veçanti po do me thënë që vendi nuk është stabil dhe duhet me hy në zgjedhje”.

“Proceduralisht nuk është në rregull prandaj edhe ikën”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1165587480288628/

Të ngjashme