Deputetët e LDK-së kanë kritikuar Qeverinë për uljen e shtesave të skemave sociale si dhe për mos nënshkrimin e kontratave me kompanitë farmaceutike për sigurimin e vaksinave anti-Covid, raporton Ekonomia Online.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e ka quajtur të padrejtë uljen e shtesave, derisa tha se nuk po dihet ende asgjë lidhur me kontratën për vaksinat.
“Nuk mundet që stafit shëndetësorë pa asnjë ditë pushim që të iu ulet shtesa dhe kjo është e padrejtë. Pa as një sqarim se çka po ndodh me fatin e asaj kontrate, nëse shtesat janë dhënë në afatet kohore ata të cilat i marrin këto shtesa ata edhe nuk presin dhe ju duhet t’i gjeni këto mjete. Sa i përket kategorizimit nuk është mirë që të ngritën dilema, mjekët të cilët kanë përfituar shtesa kanë përfituar në bazë të ligjit”.
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka kërkuar nga ministri i Financave, Punë dhe Transfere, Hekuran Murati, që të ofroj zgjidhje për pensionistët, pas ndalimit të shtesave për pensionistët, raporton Ekonomia Online.
“Gjatë fushatës zgjedhore ky pushte premtoi rritje të pensioneve dhe në vend së të punoni në këtë drejtim këta u mblodh dhe bënë të kundërtën. Ministër ulu me kabinetin tënd dhe atë qeveritar dhe na ofro zgjidhje për pensionistët, mjekët e policët, nëse struktura buxhetore nuk po të lejon, rishikoje buxhetin”.
“Programi juaj nuk thotë asnjë fjalë për ndihmë që do t’i ofroni sektorit privat për të dalë nga pandemia ju thjesht supozoni se rimëkëmbja ekonomike do të ndodhë vetvetiu si me magji”.