Pas ngjarjeve të ditës së hënë ku protesta e opozitës u shoqërua me dhunë si brenda dhe jashtë parlamentit, një pjesë e deputetë të djathtë përfunduan në ndjekje në gjendje të lirë nga policia e ndërsa një pjesë e protestuesve përfunduar të shoqëruar në komisariat.
Por çfarë do të ndodhë sot në kampin opozitar?
Partia Demokratike ka njoftuar mëngjesin e sotëm rreth aksionit që do të ndërmarrin disa deputetë për tu qëndruar afër protestuesve që janë shoqëruar në komisariat dhe sot pritet të dalin para gjykatës.
Deputetët Gent Strazimiri, Myslym Murrizi, Klevis Balliu, Isuf Çela kanë shkuar mëngjesin e sotëm në Gjykatën Penale, pranë burgut të Tiranës, për të marrë pjesë në seancën gjyqësore të disa protestuesve të ndaluar 3 ditë më parë.
Po sot Byroja e Kuvendit do të mblidhet për të dhënë në vendim, në lidhje me kërkesën e PS për marrjen e masave për 10 deputetët të opozitës të cilët thyen rregulloren seancën e ditës së enjte duke tentuar të bllokonin votimin e kryeprokurores së re të përkohshme.
PD thotë se nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, do të jetë në këtë mbledhje që nisë në orën 10:00, ku do të mbajë qëndrim në emër të partisë dhe më pas do të largohet.
Këto dy lëvizje nga kampi i djathtë janë njoftuar sot e ndërsa pa vendimit të Byrosë priten reagime nga palët e përfshira në protestën e së hënës