Disa grafite me mbishkrimin “BIJAT I SHESHIM VOTAT I QESIM” janë vendosur në muret e shtëpisë së deputetes që kaloi nga Partia Demokratike e Kosovës në Lëvizjen Vetëvendosje, Adelina Grainca.
Këto grafite po i quan seksiste bashkëpartiakja e Graincës, deputetja nga VV-ja, Arjeta Fejza.
“Vajzat, gratë nuk janë objekt i shitjes, dhe tentimi me e promovu një gjë të tillë është kriminal”, ka shkruar Fejza në Facebook.
Sipas Fejzës, grafitet nuk kanë të bëjnë aspak me qëndrim politik porse janë ofendim mbi bazën gjinore.
“’Bijat i shesim’. Kjo është logjikë seksiste. Jo e re në skenën tonë politike e publike. Kur flitet për gratë pothuajse përherë mohohet subjektiviteti”.
“Kjo është e papranueshme dhe nuk ka të bejë me kritikë për qëndrim politik, ky është ofendim mbi bazën gjinore. Kjo është denigruese për çdo vajzë\grua. Grafitet tek shtëpija e deputetes Adelina Granica janë të turpshme”, ka theksuar Fejza.
Ndërkohë ka reaguar edhe deputetja tjetër e VV-së, e cila është e bindur se grafitet janë shkruar nga PDK-ja?!
“Ajo çka ka bërë PDK në muret e shtëpisë së deputetes Adelina Grainca është krim. PDK-së nuk po i dhemb veç pse një grua e ka braktisë grupin e tyre por sepse një grua mundet me pasë guximin që ata nuk e kanë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Kur gratë e zgjedhin të drejtën e të dobishme burrave të zhytyr në llum iu zihet fryma. Le të mësohen me e pa votën e deputeteve si të lirë e të pavarur. Me i pa deputetet si të tilla dhe jo të manipulueshme. Boll me seksizëm”.