Deputetët e VV-së kundër ministrit Vitia, ia rrëzojnë projektligjin në Kuvend

Prishtinë | 09 Mar 2023 | 14:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

As në të dytën herë që është hedhur në votim nuk ka kaluar projektligji i propozuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Bëhet fjalë për projektligjin për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizues të Asistuar, për të cilën Kuvendi i Kosovës nuk pati kuorum.

Kjo pasi, 10 deputetë të pushtetit abstenuan të njëjtin projektligj. Megjithatë, pro këtij projektligji ishin 43 deputetë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tregoi se vetëm 53 deputetë morën pjesë në atë votim dhe i njëjti i është bartur seancës së ardhshme plenare.

“Po e konsideroj një rezultat që është përfundimtar, prandaj kjo çështje ky projektligj i bartet seancës së re”, tha ai në seancë.

Kundër këtij projektligji doli edhe një nga deputetët e LVV-së, Eman Rrahmani.

Rrahmani ka kërkuar nga ministri Vitia që ta tërheqë projektligjin dhe ta ndryshojë atë.

“Unë, meqë nuk vi nga kjo fushë dhe nuk dua të futem thellë dhe të diskutoj rreth përmbajtjes në përgjithësi, mirëpo parimisht mendoj se duhet të rishikohet ky projektligj i propozuar nga ministri për shkak se cenon familjen, vlerat e të cilës unë i mbroj, në njërën prej neneve në të cilën e drejta e fertilizimit u jepet edhe grave të pamartuara. Andaj unë personalisht nuk do të marrë pjesë në votim. Kështu, kisha kërkuar nga ministri që ta tërheq këtë projektligj”, ka thënë Rrahmani.

Të ngjashme