Deputetët e VV-së “nxitojnë” për në sallën e Kuvendit

Screenshot
Prishtinë | 06 Tet 2026 | 23:16 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë drejtuar drejt sallës së Kuvendit, pasi kreu i PDK-së, Bedri Hamza, pranoi ofertën për presidente, raporton Ekonomia Online.

Hamza tha se PDK-ja e konsideron të pranueshëm emrin e Justina Shiroka-Pulës për presidente, ndërsa bëri të ditur se partia e tij do ta propozojë Eliza Hoxhën si kundërkandidate.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës, ne nga kjo konferencë do të shkojmë në sallën e Kuvendit, dhe presim me votu ligjin. Ligjin për Dhomat e Specializuara, dhe me përfundu këtë çështje”, tha Hamza.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit, ai u shpreh se Shiroka-Pula është emër i pranueshëm për PDK-në.

“Edhe pse ne s’kemi pasur mundësinë me bisedu me zonjën Shiroka-Pula, po për Partinë Demokratike të Kosovës, është një emër i pranueshëm për presidentin”, deklaroi Hamza.

Ndërkaq, ai konfirmoi se PDK-ja do ta propozojë deputeten Eliza Hoxha si kundërkandidate.

“Me qëllim që të zhvillohen procedurat dhe të plotësohen kushtet, Partia Demokratike e Kosovës e propozon si kundërkandidate edhe zonjën Eliza Hoxha”, tha ai.

Të ngjashme