Deputetët e VV-së që hodhën gaz largohen me forcë nga Kuvendi (Live)

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 16:05 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas hedhjes së gazit lotsjellës për herët të tretë deputetët e VV-së Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Drita Millaku dhe Sali Zyba janë larguar me forcë nga Salla e Kuvendit nga Policia e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i VV-së, Sami Kurteshi, ka thënë se nuk ka pasur vendim që ata të largohen nga salla. Kryesia vendosi që të përjashtojë pesë deputetë të kësaj partie për shkak të gjuajtjes së gazit lotsjellës në seancën për demarkacionin.

Xhelal Sveçla, tha se po largohen nga Kuvendi me urdhër të Kadri Veselit e jo me urdhër të Prokurorisë.

Më pas Arbërie Nagavci ka paraqitur para medieve vendimin e kreut të Kuvendit Kadri Veseli, që të lirohet salla e Kuvendit për shkaqe sigurie.

Ajo tha se ky vendim nuk është i arsyeshëm, përderisa Policia atë e ka larguar nga gazetarët që gjenden në hollin e Kuvendit.

Image

 

Të ngjashme