Disa deputetë tashmë janë futur në sallën e Kuvendit. Deputetët e PDK-së kanë nisur të mbërrijnë dhe të zënë vendet e tyre në sallë, bashkë edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.
I mandatuari për kryeministër Ramush Haradinaj gjendet në sallën e Kuvendit. Edhe deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë hyrë brenda sallës së Kuvendit. Aty momentalisht janë Pal Lekaj, Teuta Haxhiu, Blerim Kuqi dhe Rasim Selmanaj.
I pari i AKR-së, Behgjet Pacolli, sapo ka arritur në Kuvendin e Kosovës në seancën e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë.
Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës e që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci ka arritur i pari në sallën e Kuvendit.
Kjo seancë është thirrur me një pikë të rendit të ditës: për të votuar Qeverinë e ardhshme të vendit.