Deputetët: Gjendja e rënduar në arsim, sfidë për shtetin

Prishtinë | 24 Maj 2019 | 18:27 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Konferenca treditëshe “Ballkani Perëndimor – një analizë aktuale mbi arsimin dhe tregun e punës”, ka filluar punën sot në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, raporton EkonomiaOnline.

Deputetët e pranishëm në këtë konferencë shprehën mendimet e tyre rreth çështjes së arsimit, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Andin Hoti tha se sistemi në arsim është i dobët ashtu si edhe zhvillimi ekonomik nuk ka shënuar progres të madh.

Sipas tij, në sundim të ligjit Kosova është duke bërë përparime, me masat që po i merr në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Sistemi në arsim vazhdon të jetë sektor i ndjeshëm. Sfidat fillojnë nga infrastruktura e dobët deri te buxheti për arsim. Ditët e fundit kemi përparim në këtë sektor dhe ndihemi krenarë për këtë. Ka ende vend për me u punua në këtë sektor dhe ti dalim përballë sfidave. Nga statistikat del se në Kosovë 9 nga 10 e ndjekin arsimin e ulët, 5 nga 10 atë të lartë”, tha ai.

Xhelal Sfeçla nga VV tha se pa ndryshim Kosova nuk do të ketë të ardhme as në këto tri fusha dhe në asnjë tjetër.

“Në asnjërën prej tyre nuk kemi për çka me u lavdërua përkundër që kemi një rini e cila për nga zhvillimi individual nuk lë prapa asnjë moshatar në Evropë. Kemi një sistem arsimor jashtëzakonisht të dobët, këtë e ka tregu edhe vlerësimi i PISA-s. Është e vërtetë që një pjesë e madhe e këtij dështimi duhet t’i faturohet viteve të 90 kur jemi përjashtuar nga sistemi arsimor i asaj kohe dhe na është dashtë të bëjmë një sistem paralel”, tha ai.

Armend Zemaj nga LDK tha se Kosova ka nevojë për ndryshim në funksionimin institucional.

“Kjo gjendje çfarë e bien Kosovën është sfidë për institucionet tona. Sa kemi arrit ne që të jemi të suksesshëm në bazë të statistikave, mendoj që jemi në një fazë ku një raport me kërkesa të të rinjve që kanë që të jenë krahas bashkëmoshatarëve të tyre nevoja për t’u avancuar është e domosdoshme.  Ajo që na mungon është mungesa e përgjegjësisë sepse Kosova e ka mbajt arsimin shqip edhe në kohëra të vështira. Ka avancuar me ndihmën e faktorit ndërkombëtar por kemi një shkëputje të përgjegjësisë për të ecur më tutje. Për këtë na duhet mobilizim pozitiv”.

“Pa një stabilitet ligjor atëherë kemi problem që të arrijmë te investimet e jashtme direke që e ndihmojnë zhvillimin ekonomik mbi të gjitha ta kemi rininë këtu dhe të mos dalin jashtë për të kërkuar jetë më të mirë. Kërkesa jonë është të funksionojë sundimi i  ligjit, të rritet llogaridhënia, kemi nevojë të ristrukturimit të pushteteve, kemi legjislacion gogja korrekt, po ashtu çdo ligj kalon në Kuvend por implementimi mbetet sfidë për çdo institucion sidomos ato të drejtësisë”. 

Të ngjashme