Deputetët i ankohen ambasadorit gjerman: Serbia po e shkel marrëveshjen, BE të kërkojë llogari

Prishtinë | 16 Maj 2023 | 15:40 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu tha se me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Jörn Rohde është diskutuar për çështjen e dialogut dhe proceset integruese të Kosovës drejtë BE-së, raporton Ekonomia Online.

Kryeziu po ashtu tha se në këtë takim deputet i shprehen shqetësimet e tyre në lidhje me qasjen e Serbisë karshi marrëveshjes së Ohrit.

Sipas saj, Serbia qysh në orët e para e ka shkelur m marrëveshjen, prandaj BE duhet  që t’i bëjë më shumë presion e të kërkojë llogari për implementim.

“Ne si deputet i ndamë qëndrimet tona sa i përket procesit të dialogut duke u nisur nga momenti që Kosova e ka pranuara planin franko-gjerman në kuadër të se cilit planë janë dal dy marrëveshje shumë të rëndësishëm. Kemi marr edhe shqetësimet tona për faktin që Serbia vazhdon të jetë dekonstruktive qysh në orët e para kur është arrit marrëveshja në Ohër dhe vazhdon ta shkelë dhe të mos e pranoj asnjë prej pikave që palët janë dakorduar në kuadër të procesit të dialogut dhe kemi kërkuar që BE të jetë më vigjilent sa i përket qasjes së Serbisë dhe të kërkoj nga Serbia llogari më shumë sa i përket implemtimit që janë në kuadër të marrëveshjes”, tha ajo.

“Është takim i rregullt që flasim për proceset integrues në të cilat është i përfshirë Kosova. Kemi folur më Ambasadorin për çështjet që kanë të bëjnë më anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, aspekte që ndërlidhen me NATO, e pastaj edhe çështje të anëtarësimit të Kosovës në BE, çështjet ekonomike, po ashtu edhe për çështjen e dialogut një pjesë e kohës u nda edhe u diskut për çështje që ndërlidhen me këtë proces. Nuk kemi folur për Vizametric”.

“Çështja e Vizametric sigurisht ka me qenë çështje që kemi me diskutuar, do ta kontaktoj personalisht ambasadorin dhe do te flasë ekskluzivisht për çështje e Vizametric, përderisa sot s’ka qenë pjesë e agjendës nuk mund të them që është kjo apo ajo. Si gurishtë është e pa drejtë kjo nëse i ndodh secilit do qytetarë. Po besoj që na takon që të paktën ta sqarojmë këtë me institucionet përkatës në vend, po mbi të gjitha të kërkojmë përgjigje nga ambasada. Do ti shkruaj ambasadorit personalisht dhe kur do që të marr përgjigje do të ndaj me ju”, tha ajo.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme