Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi, ka raportuar para Komisionit parlamentar që mbikëqyrë këtë institucion për gjendjen e sigurisë në veri të vendit pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, raporton Ekonomia Onlie.
Kryetarja e komisionit, Donika Kadaj-Bujupi, pas mbledhjes tha se nga informacionet që kanë marrë nga Gashi gjendja e sigurisë ne veri vlerësohet si e qetë dhe stabile.
Kryetarja e komisionit shtoi se kanë kërkuar përgjegjësi nga AKI dhe të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe me Policinë nëse vrasja e Ivanoviqit mund të parandalohej.
“Nuk ka neglizhencë për marrje të informatave nga ana e agjencisë, po ashtu është njoftuar edhe policia për shqetësimet e ngritura, pra kanë qenë të njoftuar me kohë për gjendjen atje”.
“Do të kërkojmë informacione edhe nga policia a ka pas neglizhencën dhe a ka mund të parandalohet rasti. Ky nuk do të jetë raportimi i fundit ngase do të marrim informata edhe nga institucionet e tjera”.
Ajo më tej shtoi se kanë kërkuar shpërbërjen e bandave atje në mënyrë që rendi dhe ligji të shtrihet edhe në veri.
Kur foli për paralajmërimet për trazira në veri pak ditë para vrasjes së Inavnoviqit, ajo tha se hetimet janë nuk vazhduar dhe situata është nën kontroll, raporton EO.
“Ka pas paralajmërime eventual, por nuk ka pasur trazira, hetimet janë në vazhdim e sipër. Trazira nuk do të ketë gjendja nuk është në shkallë alarmante ka një kontroll, nuk ka potencial për dhunë dhe mobilizim”.
Ajo më tej shtoi se AKI ka informacione për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe se është duke i shqyrtuar ato në mënyrë që të zbardhet kjo vrasje.
Ivanovniq u vra para zyrës së tij në veri të Mitrovicës përderisa Policia e Kosovës nuk ka arrestuar ende asnjë person, raporton EO.
Aktin e vrasjes së tij e kanë dënuar përfaqësues të lartë shtetërorë, duke kërkuar që hetimi për këtë rast të bëhet në çdo detaj në mënyrë që të zbardhet rasti.