Anëtarë të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione kanë vizituar Qendrën e Studentëve, e cila po shërben si karantinë, për qytetarët e ardhur nga jashtë vendit, raporton Ekonomia Online.
Nënkryetarja e për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Besa Ismaili, tha se kanë ardhur për t’u njoftuar me gjendjen në karantinë.
Ajo nuk deshi të jepte detaje për gjendjen që kanë parë si komision, pasi sipas Ismailit do të mblidhen informata edhe pas vizitave që do t’i kenë në institucione burgje e në ministrinë e Shëndetësisë.
Ismaili ka folur pa dyshim për rastin tragjik të vdekjes së 26 vjeçarit Agon Musliu i cili dyshohet se u hodh nga njëra ndërtesë e Qendrës së Studentëve, një ditë pas kthimit nga Gjermania.
“Rasti tragjik i Agonit na bënë të qëndrojmë me dhembje të madhe dhe të kuptojmë të gjitha rrethanat që kanë quar deri në një situatë të tillë. Në emër të komisionit kemi dërguar telegram ngushëllimi për familjen. Këtu jemi për të mbikëqyrur se çka ka ndodhur”.
“Do të kërkojmë përgjegjësi qysh e parasheh ligji. Do të kemi vizita edhe në burgje e Kosovës në shtabin e krizës dhe ministrinë e Shëndetësisë. Kjo do të shpaloset nga ana jone kur t’i kemi të gjitha këndvështrimet”.
“Ne shprehim admirim për policinë, mjekësinë dhe vullnetarët. Kemi parë qytetarë të kënaqur me disa shërbime dhe që janë mërzitur për familjen brenda karantinës”.
“Jemi këtu si mbikëqyrës dhe duhet të jemi të paanshëm dhe transparent dhe kërkoj mirëkuptim. Unë kam qenë vendin ku ka qenë Agoni dhe ajo çështje është në duar të drejtësisë”.