Deputetët në Serbi pritet që të zgjedhin Ivica Daçiq, kryetar të Parlamentit

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Sot Kuvendi i Serbisë do të zhvillojë seancën konstituive ku si pikë e rëndësishme është zgjedhja e Kryeparlamentarit.

Poashtu sot pritet të zgjedhet zv/kryetari i Parlamentit si dhe Sekretari i Përgjithshëm.

Ivica Daçiq është propozuar për Kryetar të Parlamentit serb, ndërsa si sekretar i Kuvendit u raportua të jetë Veljko Odaloviq, që deri më tani kishte postin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në seancën e zhvilluar më tre gusht, u konfirmuan mandatet e deputetëve si dhe u konfirmua zgjedhja e kryesisë parlamentare, në mënyrë që të krijohen kushte për zgjedhjen e qeverisë së re serbe, që përfshinë SPS,SPAS dhe partitë e pakicave.

Ajo që pritet të vijojë pas seancës konstituive, e që janë ndryshimet në ligjin për qeverinë dhe ministritë,duke pas parasysh që është paralajmëruar krijimi i dy ministrive të reja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme