Deputetët po vijnë në Kuvend, pritet të fillojë seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti (Live)

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 11:00 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kuvendin e Kosovës kanë filluar të vijnë deputetët, për të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme për mocionin e mosbesimit të Qeverisë Kurti, raporton Ekonomia Online.

Pak më parë ka arritur dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Në ndërtesën e Kuvendit janë parë të hyjnë dhe disa nga ministrat e kabinetit qeveritar.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca dhe ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari kanë mbërritur në Kuvend.

Tashmë deputetë kanë filluar të hyjnë në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit, e cila është përgatitur për t’i plotësuar sugjerimet e OBSh_së për mbrojtje nga Coronavirusi.

Për shkak të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mediet nuk janë lejuar të marrin pamje nga mbledhja.

Mbledhja e sotme e Kuvendit mbahet me kërkesës të 44 deputetëve, propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së, me një pikë të vetme të rendit të ditës: Shqyrtimi i mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Të ngjashme