Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, sot mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Prizrenit.
Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Prizrenit do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët Driton Selmanaj, Haxhi Avdyli, Nait Hasani, Arbër Rexhaj, Shqipe Pantina, Blerim Kuçi, Zafir Berisha, Fikrim Damka, dhe Emilija Redžepi.
Takimi mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, në Prizren nga ora 14:00.