Deputetët të gatshëm të monitorojnë qendrat e kujdesit për të moshuar, kërkojnë drejtësi për rastin në Pejë

Prishtinë | 03 Nën 2022 | 12:32 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale e kanë dënuar sulmi fizik që ndodhi në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë, ndaj një gruaje të moshuar.

Ata kanë kërkuar për këtë rast të merren të gjitha masat e nevojshme dhe u shprehën të gatshëm që të monitorojnë të gjitha qendrat e kujdesit për të moshuar në vend.

Kryetarja e Komisionit Fatmire Kollçaku në fillim të mbledhjes së Komisionit, shtoi se ishte shumë e vështirë të shihej se si po keqtrajtohej një nënë e dëshmorit.

Sipas saj, të gjitha licencat duhet të rishikohen për punonjësit shëndetësor, duke kërkuar që ky rast të trajtohet  me seriozitet nga institucionet e drejtësisë.

Madje ajo thotë se shteti ke ende shumë punë sa i përket edukimit.

“Shpreh shqetësimin për ngjarjen çfarë e pame, një akt të dhunës në një institucion të moshuarve. Një nënë e dëshmorit ishte shumë e vështirë ta shohim. Ne kemi filluar vizita në Shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë dhe do të vazhdojmë me këto vizita”.

“…është detyra jonë të vazhdojmë vizitat. Këtu të gjitha licencat që janë lëshuar duhet të rishikohen. Besoj që ne me përkushtim duhet të kërkojmë që kjo dhunë të ndëshkohet”.

“Mos veprimi i gjyqësorit për këto raste nuk është i izoluar. Edhe ai që e ka incizuar është një lloj bashkëpunëtori. Ka punë shumë edhe për edukim”.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se rastet e dhunës janë të papranueshme dhe bëri thirrje për monitorim të vazhdueshëm.

“Raste të dhunë janë të papranueshme dhe të trajtohen si problematikë e jo të izoluara dhe të kenë trajtim me prioritet”.

“Është thirrje për institucionet që kanë në hierarkinë e monitorimit që nuk kemi pasur qasje proaktive”.

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, rastin në Pejë e ka qujatur akt makabër. Edha ai ka kërkuar që të rrite inspektimi i këtyre qendrave.

“Edhe unë i bashkohem aktit makabër në Pejë. Kjo nuk është pasqyra e kulturës tonë. Por është një akt që kërkon dënim maksimal dhe të rritet inspektimi i institucioneve shëndetësore që të mos ndodhin këto raste”.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka kërkuar  ndëshkimin e infermieres, me qëllim që raste e tilla të mos përsëriten.

“Do të vazhdojë duke dënuar dhunën e një të moshuare ndaj nënës së dëshmorit që të ndëshkohet infermierja në mënyrë që të mos përsëritet”.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se këto raste duhet të ndëshkohen dhe monitorohen nga Komisioni.

“Është një rast i rëndë edhe i dhunës, por edhe abuzimit profesional e institucional. Përveç deklarimeve tona mendoj që do një ndëshkim dhe llogaridhënie e përgjegjësi ndaj atyre që kanë keqpërdorë besimin profesional”.

“Këto raste nuk guxojnë të kalojnë pa u ndëshkuar dhe monitoruar nga ky Komision. Komisioni duhet të filloj proces monitorimi të gjitha qendrave sociale të shtëpive të pleqve dhe të përcaktohen si qendra sociale e shëndetësore”.

Nga videoja e publikuar, përveç dhunës së ushtruar nga infermierja, shihen edhe stafi tjetër i qendrës i cili nuk bënë asnjë veprim për t’a parandaluar dhunën.

Të ngjashme